Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Sot demokratët ndahen përfundimisht nga Basha dhe Alibeaj

2023/03/05 at 6:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Sot demokratët ndahen përfundimisht nga Basha dhe Alibeaj

Kyetar i PD, Sali Berisha deklaron se demokratët janë ndarë përfundimisht nga deputetët, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Në mbledhjen Këshillit Kombëtar, kryedemokrati tha se ata u përdorën nga kryeministri Edi Rama për të shkatërruar PD.

Berisha theksoi se pavarësisht vendimit të gjykatës për vulën, partia e drejtuar prej tij do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Në të gjithë këtë proces që ne kaluam, duke patur një mori faktorësh kundër, ne armë të vetme kishim lirinë. Ne vendosëm të rikthejmë lirinë, vlerat e saj në partinë tonë, me qëllim që ato ti rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare.

Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Dhe kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën.

Sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës. Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës.

Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë.

Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi.

Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës.

Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri. Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së.

Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: berishakeshilli kombetar i PDPD

Ju sugjerojmë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Para
Ushtarët ukrainas përdorin dronët për të goditur mjetet fluturuese ruse

Ushtarët ukrainas përdorin dronët për të goditur mjetet fluturuese ruse

Foto/ Luana Vjollca me Paris Hilton në Miami

Foto/ Luana Vjollca me Paris Hilton në Miami

Arrestohen babë e bir,iu gjendet pistoletë dhe municione luftarake në magazinën e lokalit

Një 40-vjeçare shpëtohet nga policia e Pogradecit pasi ishte hedhur në liqen

TE FUNDIT

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
9 Shkurt, 2026

Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com