Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar fjalimet nga dritarja e tij dhe bisedat me mbështetësit në ditën e 27 të protestës.
Berisha tha para mbështetësve se Shqipëria po përballet me vjedhjen e tmerrshme të qeveritarëve.
Gjatë fjalës së tij ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se pas kontrollit të plotë të votës së lire, sipas tij, po kontrollon dhe sistemin e drejtësisë.
Ish-Kryeministri tha se opozita do të përmbysë sistemin e korrupsionit dhe të antishtetit të krijuar nga qeverisja e majtë.