Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha shpalos programin e PD: Do të ulim çmimin e energjisë për bizneset me 3 herë, nafta do ulet me 40%

2025/02/20 at 1:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha shpalos programin e PD: Do të ulim çmimin e energjisë për bizneset me 3 herë, nafta do ulet me 40%

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë publik ditën e sotme programin e forcës së tij politike, me anë të cilit ka premtuar ulje të çmimit të energjisë, çmimit të naftës dhe rritje të pagës minimale.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha tha se çmimi i energjisë për bizneset do të ulet me tre herë, ndërsa nafta me 40%.

Sipas tij ky program, synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të ardhurave buxhetore.

”Sot në këtë mbledhje miratojmë kandidaturat e qindra demokratëve, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjese në procesi  e primareve, proces ky nga themelorët për të qenë kandidat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nga PD.

Kam një falënderim shumë të veçantë për secilin, të gjithë ata që morën pjesë, besim që ata shprehën te PD, vendosmërinë e tyre, për të vazhduar  sipas rastit ëndrrën e tyre më të bukur politike, në gjirin e kësaj partie.

Ka patur një numër të madh kandidaturash dhe kjo është dëshmi e shkallës së lartë të besimit që kanë shqiptarët te PD. Por, para se të kalojnë në trajtimin e listave të përcjella nga degat e PD në Shqipëri, dua të ndalem të disa momente më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme.

Mendoj se zhvillimet më të rëndësishme dhe interesin e shqiptarëve ka qenë paraqitja e programit të PD-së për çështjet më thelbësore të qytetarëve shqiptarë, program i cili jo vetëm që u jep përgjigje problemeve të rënda të akumuluara këto 12 vite, por u jep përgjigjen më të shkëlqyer. U jep përgjigje dhe zgjidhje më të mirë në interesin e çdo qytetari.

Ky program, synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme, me shpejtësi të rrufeshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të ardhurave buxhetore.

Ky program, me vendosjen e minimumit jetik, për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës mininale 500 euro, vendosjen e kartës së konsumatorit, që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimum jetik. Uljen e ndjeshme të çmimit të energjisë, të ujit.

Ky program i jep një hapësirë të re, shumë më të madhe, lirisë ekonomike dhe të biznesit. Pra, programi tejkalon për mirë edhe parashikimet e atyre që përfitojnë prej tij.

Taksa e pronës do zbresi 5 herë, do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet tre herë. Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%. Të vetëpunësuarit, që paguajnë taksë edhe si punëdhënës edhe si punëmarrës, do të kenë vetëm një. Do nxitet prodhimi me një seri stimujsh. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Midis Shqipërisë hotel dhe Shqipërisë prodhuese, ne jemi për Shqipërinë prodhuese”, u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Mbledhja me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Berisha: Krim shtetëror! Rama thërret sot Bashkinë në antimiting

Mbledhja me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Berisha: Krim shtetëror! Rama thërret sot Bashkinë në antimiting

“Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit”/ Berisha: LaCivita tha se ka ardhur në Shqipëri për të vazhduar punën e Trump!

“Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit”/ Berisha: LaCivita tha se ka ardhur në Shqipëri për të vazhduar punën e Trump!

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera/ Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera/ Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com