Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha rrëfen vizitën sekrete të Bulatoviç: Nuk erdhi për naftë, është Milo gjallë…

2018/08/07 at 9:55 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha rrëfen vizitën sekrete të Bulatoviç: Nuk erdhi për naftë, është Milo gjallë…

Në një intervistë në “RTV Dukagjini”, Berisha i është përgjur akuzave të bëra ndaj nga Presidneti i Kosovës Hashim Thaçi, se ka bërë pazare me Milloshevicin në kohën e luftës, apo ka strehuar Arkanin në Shqipëri.


“Nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse “ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves”, Berisha u përgjigj:

Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Pjesë nga Intervista

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni të ju lexoj dicka për këto reagime që ju bëni, ka pasur një reagim nga presidenti Thaçi: “Institucioni I Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës. Nuk i duam këshillat e atyre që burgosën komandanin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli nuk I lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve, dhe Sllobodan Millosheviçi, I cili e pa veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej si një strofull…. Në atë kohë kur Milloshevici i shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta, nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune, Los Angelos Times etj etj

Ermal Panduri: Pra Thaci po shërbehet me të pavërtetat e Milloshevicit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet e partnerëve tanë më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përket Bin Ladenit të krijuar në Beograd.

Ermal Panduri: Keni pasur një takim me Bulatovicin (ish-president i Malit te Zi) në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Sali Berisha: Po

Ermal Panduri: Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti, erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Ermal Panduri: Nuk kërkuan naftë?

Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bulatovici, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

Ermal Panduri: A keni dështu me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hyre..

Sali Berisha: Tanket… Jo i kapëm ne,

Ermal Panduri: I kapët?

Sali Berisha: I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.

Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës

Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.

Ermal Panduri: Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën

Sali Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.

Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla.

Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam.



Ju sugjerojmë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
Para
E tmerrshme në Indi, vrasin nënën me dy vajzat duke i hedhur nga ballkoni

E tmerrshme në Indi, vrasin nënën me dy vajzat duke i hedhur nga ballkoni

Zbardhet pasuria e deklaruar nga Presidenti i Kosovës

Kush e mbështet Hashim Thaçin në Shqipëri për ndryshimin e kufijve të Kosovës? Ja çfarë thotë vetë Presidenti

Divorci i vështirë/ Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se nuk paguan pensionin e fëmijëve

Divorci i vështirë/ Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se nuk paguan pensionin e fëmijëve
















TE FUNDIT

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com