Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha thotë se “kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditën pas koke ish-presidentin, ish kryeministrin dhe ish-kreun e Parlamentit.
“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta!
Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!”,-shkruan Berisha.