Gjatë debatit në Kuvend Berisha ka deklaruar se Kryeministri Rama është i frikësuar nga portalet on line. Sipas Berishës Rama i ka makth portalet, pasi ato i rikthejnë të kaluarë. “Portalet i ka makth ai, kanë një gjë të keqe portalet, se kanë shkrimin dhe zerin, i nxjerrin pjesë me zë nga arkivat, e kini vënë re nuk i përmend më gazetat, por vetëm portalet”, u shpreh ish kryeministri Berisha.