Ish-kryeministri Sali Berisha është në një konferencë për mediat për më shumë se një orë. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se vajza e tij, Argita Malltezi që kur ka marrë rrogën e saj të parë si pedagoge, nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti.
Berisha po flet në lidhje me akuat e ngritura ndaj tij dhe dhëndrit për privatizimin e kompleksit Partizani.
“Kënaqësia e Ramës dhe këtyre larove të tij kulmon kur në 3-4 raste shkruajnë se Jamarbër Malletzi mori devidentin dhe Argita nuk deklaroi të ardhurat e veta. Këtyre individëve që përdhosin ligjin, u them kaq: jeni skllevër të Ramës ose injorantë ekstremë. Argita Malltezi nuk deklaron pasuri se është funksionare, por për shkak të të atit.
Së dyti, këta përdhosës të ligjit për të përdhosur dhëndrin tim i referohen ligjit të bashkësisë familjare të interpretuar nga oreksi i Ramës. Ai ligj thotë se ‘të gjithë janë bashkë, përveç pasurisë së trashëguar’ Argita Malltezi s’ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit.
I kthehem Ramës, Argita që kur ka marrë rrogën e parë si pedagogë s’ka fituar asnjë qindarkë të vetme”, u shpreh Berisha.