Sali Berisha ka komentuar largimin e Rroshit nga Bashkia e Kavajës, duke thënë se duhet të japë dorëheqjen edhe Kryeministri Edi Rama, pasi ka ndryshuar emrin. Sipas Berishës koha kur ai ka ndryshuar emrin përkon me disa krime.
Statusi i Berishës
Elvisin e mori Ervisi, emri me te cilin ishte denuar. Po Edin a do ta marre me vete emri Edvin?
Ne kohen kur Edi quhej Edvin ai u akuzua per:
– Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila permban edhe vrasje te llahtarshme( perfolur ne media)
– Letren e Kadriovskit ku akuzohet per rrembimin e droges dhe zhdukjen e bashkeshortes se tij (letra tashme e bere edhe publike)
– Shitjen ne Paris te ikonave te vjedhura, histori kjo e nje çuni shqiptar qe nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos qe tha se e solli nga Parisi me thonje te piset tek shiste ikona te vjedhura)!
Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe Edi Ramen, si kryekriminel per futjen e krimineleve ne parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirtre te shpjegohet publikisht per motivet e maskimit te tij me ndryshimin e emrit nga Edvin ne Edi! sb