Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama qëndron pas masave të sigurisë ndaj meje. Ja pse e ka burgosur Jamarbër Malltezin 

2023/11/15 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama qëndron pas masave të sigurisë ndaj meje. Ja pse e ka burgosur Jamarbër Malltezin 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat është shprehur se kryeministri Edi Rama qëndron pas masave të sigurisë së përcaktuara nga SPAK ndaj tij, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani”. 

Ish-kryeministri gjithashtu e cilësoi si të burgosur politik dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili është lënë në burg po për të njëjtën çështje. 

Sipas Berishës, kjo masë ndaj tij është marrë për shkak se “Malltezi është ndër të parët që ka denoncuar në debate televizive aferat e inceneratorëve dhe thjeshtrën e Ramës për vjedhjet në kundërshtim më Kushtetutën”. 

“Edi Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit, vetëm e vetëm pse ai në emër të interesit politik, ka denoncuar ndër të parët, ndërtimin e sarajeve të tij në Surrel, me gjatësi themeli 57 metra të gjata, ndërkohë që pronari i tyre, Edi Rama, kishte të deklaruar në ILDKP 3800 euro dhe 400 mijë lekë, duke faktuar kështu se sarajet e Surrelit u ngritën mbi krimin, korrupsionin, larjen e parave. 

Shtoj këtu se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, kryetar i Departamentit të Mjedisit në PD, që mbahet i burgosur politik nga Edi Rama, i tmerruar prej tij, mbahet në burg sepse ka marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit, 140 metër tokoë trashëgimi e pakontestueshme e familjes së tij, nga 1 miliard e 16 milionë metër katrorë tokë që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, iu ka kthyer pronarëve të ligjshëm gjer në fund të vitit 2012.  

Ose ka marrë 140 metër tokë në përputhje me ligjet e vendit nga 54 milionë e 220 mijë metër katrorë truall, që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, u ka kthyer pronarëve legjitimë gjer në fund të vitit 2012. 

Thashë këtë statistikë, meqenëse kjo ishte tani e plotë dhe duhet t’ia paraqisja publikut shqiptar. 

Edi Rama me daljen e tij në mediat e Bolinos, provoi se ai personalisht qëndron mbrapa burgosjes politike të Jamarbër Malltezit sepse ky i fundit me guxim, ka denoncuar ndër më të parët në emër të mbrojtjes së interesit publik, pallatin pesëkatësh të familjes së tij, të ndërtuar në mes të sheshit të pallateve, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore apo ndërtimore, por vetëm në mënyrë korruptive, mafioze, apo me para gjaku, siç deklaronte Linda Rama. 

Edi Rama me mashtrimet e tij provoi mbrëmë përfundimisht se ai ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarbër Malltezit, sepse ky i fundit, në mbrojtje të interesit publik, ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama, të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit. 

Edi Rama mban të burgosur politik Jamarbër Malltezin, sepse ai si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetar i Komisionit të Mjedisit, është absolutisht ndër më të parët që ka denoncuar në dhjetëra e dhjetëra debate televizive dhe me më shumë se 382 statuse në FB e tij, aferën e inceneratorëve, vjedhjen e shekullit. 

Është ai që ka denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë thjeshtrën e parë të vendit, vajzën e familjes Rama për dhjetëra tendera të fituar, në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit”, tha Berisha./opinion.al 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Berisha dhe dhëndri i tij ankimuan në Apel vendimin e GJKKO, zbulohet gjyqtarja dhe data e seancës

Berisha dhe dhëndri i tij ankimuan në Apel vendimin e GJKKO, zbulohet gjyqtarja dhe data e seancës

“S’është hetuar siç duhet për shkak të Ramës”, Berisha: 100% dakord për rihetim të “21 Janarit” 

“S’është hetuar siç duhet për shkak të Ramës”, Berisha: 100% dakord për rihetim të “21 Janarit” 

Shkresa e GJKKO, Berisha për gjyqtaren Irena Gjoka: E shkarkuar në 1996 për shkelje ligji dhe korrupsion

Shkresa e GJKKO, Berisha për gjyqtaren Irena Gjoka: E shkarkuar në 1996 për shkelje ligji dhe korrupsion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com