Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Peleshin

2023/07/21 at 12:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Peleshin

Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, deklaroi se “Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur në aferën e djegësave”, dhe shtoi se “nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Peleshin”.

“Së pari, Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur dhe kryesor në aferën e djegëseve.

Këtu, unë kam një vendim të datës 2 nëntor të vitit 2014. Edi Rama me firmën e tij rishikon buxhetin afatmesëm dhe fut në këtë rishikim djegësin e Elbasanit, kontrata për të cilin do firmosej vetëm një muaj më vonë. Kjo shkresë është e datës 2 nëntor, në një kohë kur kontrata është firmosur ditën fatale, siç e kanë quajtur mediat, të qeverisë për djegëset, 16 ose 17 dhjetorin.

Së dyti, Edi Rama është personi që ka firmosur lejen e ndërtimit të djegësit të Elbasanit. Kryetari i komitetit ndërministror të emergjencës civile, e ka quajtur veten Edi Rama dhe keni këtu të firmosur planimetrinë dhe lejen e ndërtimit.

Së treti, Edi Rama, tani të lexojmë pak shkresën, sepse këtu Peleshi ka firmosur në një shkresë ku thotë në mungesë dhe me porosi. Për kryeministrin e vendit nuk mund të firmosë kurrë kush pa autorizimin e tij.

Mund të jetë pesë zëvendëskryeministra, asnjëri nuk mund të firmosë nëse nuk autorizohet nga kryeministri. Autorizimi i kryeministrit për firmën mbi dokument është përgjegjësi e plotë e kryeministrit.

Dmth autorizimi që i bën kryeministri, e bën atë përgjegjës njëlloj, sikur ka firmosur vetë sepse Këshilli i Ministrave me Kushtetutë, drejtohet nga kryeministri dhe jo nga zëvendësi. Në çdo rast, kur një firmë vihet në mungesë dhe me porosi, përgjegjësia e parë është e atij që ka porositur. Se si mendon Rama të shpëtojë, duke bërë kurban Peleshin, kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka drejtësi në botë që mund ta bëjë këtë.

Peleshi është përgjegjës vetë se ka firmosur një akt të kundërligjshëm dhe çdo njeri që vepron në kundërshtim me ligjin, është përgjegjës për veprimin e tij përpara ligjit. ndaj kjo jo nuk e lehtëson Ramën, por përkundrazi bën përgjegjës Ramën dhe zëvendësin e tij, i cili mesa duket do të shkojë bashkë me të”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Para
Berisha:Basha në një mision si peng i vërtetë, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë

Berisha:Basha në një mision si peng i vërtetë, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë

“S’kemi hequr dorë”, Berisha: Do të bëj gjithçka që populli të ngrihet në protesta

“S’kemi hequr dorë”, Berisha: Do të bëj gjithçka që populli të ngrihet në protesta

Dita e pestë, Greqia vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret

Dita e pestë, Greqia vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret

TE FUNDIT

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
9 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. “Ky vendim...

Lexo më shumë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com