Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

2025/09/05 at 2:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi Rama është takuar dy herë në Shqipëri me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI, të arrestuar nga drejtësia amerikane.


“Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse. Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten. Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi. Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan. Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Ai akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se po fsheh padinë e bërë nga opozita.

“McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini. Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar. Në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës. Por ai, si skllav, si mercenar i pakarakter, i inkriminuar gjer në palcë, njëlloj siç fsheh mandatin e arrestit për Pojën e Troplinëve, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës. Cilido që lexon këtë dosje del se Dorian Duçka ishte aq intim me McGonigalin, sikur të ishin burrë dhe grua. Por nuk kemi të bëjmë me rastin e gruas së Bilalit, por ishte një agjent i shpërfytyruar që çonte të gjitha bisedat te kompania që e paguante 50 mijë këshilltarin privat të shkëlqyer të Edi Ramës”, tha Berisha. “Hetimi i McGonigal është një kusht i të gjitha kushteve. Asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën më nga bashkëautorësia në krimet e McGonigal”.



Ju sugjerojmë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Para
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
















TE FUNDIT

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
19 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK. Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com