Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në facebook mbi takimin mes Kryeministrit Rama dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Sipas Berishës, Rama e Meta janë vëllezër toksikë ose helmues, duke shtuar se Rama e krahason Metën me kërpudhën helmuese që mban në kopshtin e Kryeministrisë, foton e së cilës ai e ka zgjedhur si cover në facebook.
“Rama, ne prag te fundit te marteses politike e ka vendosur kete foto si cover foton e FB te tij. Keshtu pra, lufta e dy ish-bashkekryetareve te “mazhorances se qelbesirave” ka kaluar ne perdorimin e “armeve biologjike” ndaj njeri – tjetrit, siç jane superhelmet e kepurdhave!”, shkruan Berisha.