Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video ku sipas tij, në qytetin e Elbasanit po shpërndahen ushqime për të blerë votën.
Berisha shprehet se shpërndarja e ushqimeve nga qendrat arsimore bëhet nën mbikëqyrjen e policisë.
Poastimi i plotë
Ushqim per vote!
Hapet ne Elbasan fushata e blerjes se votes!
Nen mbikqyrjen e policise fillon shperndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nen moton “ushqim per vote”.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr
SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë./ Opinion.al E.Xh.