Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike, në faqen e tij zyrtare në facebook, një video ku tregohet momenti i mbërritjes së eskortës së Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
Sipas asaj që shkruan Berisha, Rama kishte një eskortë prej 17 makinash, ku shumica ishin të blinduara. “Zhgenjim i madhe i mediave dhe qytetarve te Kosovës. Rama i tmerruar nga vizita ne Prishtine. Shoqërohet nga një eskorte me 17 makina shumica te blinduara. Ky është burracak”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare./opinion.al