Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook-un” e tij një video nga momentet kur qytetarët në Rumani kundërpërgjigjen ndaj zyrtarëve të korruptuar. Me forcë të gjithë së bashku ata duken teksa hedhin disa prej politikanëve nëpër koshat e plehrave. Berisha në diciturën e videos, shkruan se të njejtën gjë meriton edhe qeveria e Ramës. Sipas Berishës, kjo video duhet të frymëzojë të gjithë qytetarët.
Postimi i Berishes:
Kjo eshte pergjigja e njerezve te qyteteruar per politikanet e korruptuar, pushtetaret narkotrafikante si Noriega dhe banda e tij ne qeveri. Shikoni videon qe duhet te frymezoje cdo qytetar! sb