Kreu i PD-së, Sali Berisha njoftoi se më 26 nëntor do të jetë protesta e radhës kombëtare e opozitës.
Në një konferencë për media, Berisha tha se kjo protestë do të jetë më madhështorja nga të gjithë të tjerat.
Ai ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në këtë protestë të rradhës në Tiranë.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.