Ish-kryeministri Sali Berisha, është në një deklaratë për mediat pas përfundimit të protestës së mbajtur sot para selisë së PD.
Ai tha se protesta ishte tërësisht paqësore, ndërsa nderoi protestuesit që sipas tij me vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Ramës dhe peng Bashës pa gërvishtur asnjë person.
“Basha është një aleancë krimi dhe dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën pengmarrësin e tij. Protesta ishte tërësish paqësore, vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduar të mbyllura nga Rama dhe pengun e tij Basha. Nderim të madh të gjithë protestuesve që me guxim vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Ramës dhe peng Bashën pa gërvishtua qoftë dhe një person të vetëm”,-tha Berisha.