Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me studentë të universitetit hungarez privat “Mathias Corvinus Collegium”.
Berisha ndau me ta shqetësimin e tij se me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria po bën hapa pas.
“Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë”-tha Berisha.
Ish-Kryeministri foli edhe për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve, si dhe dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.
“Unë mendoj se Hungaria pavarësisht nga ajo që ka përjetuar nuk kishte kurrë një diktaturë si e jona, kurrë. Vendi juaj i ndryshoi të gjitha këto, ne mbetëm”-u shpreh Berisha.