Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha pret ambasadorët, ja faktet që lidhin Ramën me krimin dhe drogën në vend

2017/02/01 at 4:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha pret ambasadorët, ja faktet që lidhin Ramën me krimin dhe drogën në vend

Ish kryeministri Prof. Dr. Sali Berisha priti sot në takim kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe zgjedhjet parlamentare.


Në këtë takim zoti Berisha u theksoi ambasadorëve se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike; zgjedhjet e qershorit. Zotin Berisha theksoi se me keqardhje pohon se nuk njeh asnjë shqiptar që të besojë se do ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Ai u shpreh se në vlerësimin e tij shkaku më themelor i kësaj qëndron në shndërrimin e qeverisë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale.

Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë, theksoi ai. Zoti Berisha u shpreh se janë të panumërta faktet që i faktojnë këto lidhje. I vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, është faktuar me dokumenta i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti. Ai theksoi se të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS.

6e1d9acc-65fb-4885-b9f4-9f13ca30df1d

Nga ana tjetër, zoti Berisha u shpreh se Edi Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata. Zoti Berisha tha se Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares.

Lidhjet e Ramës me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin janë universalisht të njohura, vazhdoi ai.

Zoti Berisha theksoi gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Sajmir Tahiri. Cdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Zoti Berisha kujtoi dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Sajmir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj si siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin.

berishaa

Zoti Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare.

Gjatë diskutimit ai u ndal tek një nga kriteret e listës së kritereve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme; mediat. Ai shprehu shqetësimin se mediat e mëdha të vendit janë tërësisht të kapura nga Edi Rama dhe bëjnë gjithçka për të censuruar opozitën.

Në këto rrethana zoti Berisha theksoi se e konsideron situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet. Një situatë emergjente kërkon masa dhe ndërhyrje emergjente, tha ai. Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se masa më efikase është votimi dixhital, të cilin ai e gjykoi plotësisht të realizueshëm pasi ai nuk fillon nga zero por në kushtet kur baza e të dhënave themelore për votim elektronik ekziston e plotë dhe duhen vetëm pak javë për ta bërë disponibël.

Zoti Berisha u shpreh se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjehet kompania që të nisi punën për këtë. Ai theksoi se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit. Ai theksoi se vërtet kjo mund të ketë një kosto më të madhe por kjo kosto është shumë herë më e vogël se një proces zgjedhor i manipuluar dhe i shkatërruar.



Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Para
Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon dëshmitarët me celular nga burgu

Shullazi bën lojën e Dritan Dajtit: Shtyn gjyqin, largohet nga salla në mënyrë demonstrative

Foto/ Efekti i pushimeve në Itali! The Weeknd dhe Selena Gomez do zyrtarizojnë lidhjen në këtë datë

Foto/ Efekti i pushimeve në Itali! The Weeknd dhe Selena Gomez do zyrtarizojnë lidhjen në këtë datë

Vazhdojnë dilemat për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit në Maqedoni

Greqia dhe Serbia bëhen bashkë kundër Maqedonisë
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com