Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e PD.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha theksoi se pranon të bashkëpunojë më këdo për bashkimin e demokratëve, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
“Grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin me kryetarin e grupit dhe të tjerë, për arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet është tek të gjitha palët. Ky është një vendimi drejtë, në përputhje me interesat e PD-së. Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër përveç Ali Bashës dhe Lul pengut, kjo parti është e hapur për diskutime. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Ramës. Kanë bërë zgjedhjen e vet”,-tha Berisha./Opinion.al