“Bashkëpunimi i PD-së me LSI-në varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”.
Kështu deklaroi për Tv Klan ish-Kryeministri Sali Berisha teksa fliste për pozicionimin e LSI pro konsensusit për reformën në drejtësi.
Rreshtimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta krah opozitës në këtë proces, Berisha e sheh si një zhvillim që kontribuoi në arritjen e konsensusit.