Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili pritet të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.
Berisha shpalli fillimin e betejës më të madhe pa kthim, kundër Edi Ramës, teksa tha se PD është e vendosur që t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të kreut të qeverisë.
“Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës më të madhe pa kthim, kundër Edi Ramës. PD është vendosur që t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të Ramës, bazuar në krimin, drogën, vjedhjet e shqiptarëve. Sot çdo demokrat i vërtetë ndihet një luftëtar dhe luftëtare e lirisë.”, tha ai.
Partia Demokratike ka njoftuar sot mbajtjen e një protestë para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.