Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje me Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të partisë.
Para se të futej në seli ai bëri të ditur se nuk kishte punë në zyrën e Bashës, por do të shkonte në një sallë për të zhvilluar normalisht një mbledhje.
Për disa minuta ai nuk ka mundur të gjej një sallë me karrige, ndërsa kërkonte një ambient të përshtatshëm për mbledhjen e tij Berisha ka ironizuar edhe Bashën.
“I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se nuk i mjafton vetëm karrigia e tij,”-tha Berisha.
Gjatë gjithë kësaj kohe kreu Lulzim Basha ndodhej në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një mbledhje në një nga sallat./Opinion.al