Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ditën e nesërme, më 1 shtator, ora 10:00, do zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që ai drejton.
Mbledhja do të ketë diskutime rreth vendimmarrjeve dhe funksionimit të Grupit Parlamentar, në kuadrin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.
“Nesër, ditë e Premte në ora 10 zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar. Do diskutojmë rreth vendimmarrjeve dhe funksionimit të Grupit Parlamentar në këtë fillim sesioni të ri parlamentar”, thuhet në njoftim./Opinion.al