Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Agron Gjekmarkajt.
Pasi u dha qytetarëve “porosinë” për të gjuajtur me vezë e domate kundërshtarët politikë, kreu i PD-së Sali Berisha u nis drejt spitalit për të parë gjendjen shëndetësore të Agron Gjekmarkajt.
“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Edi Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj, ndaj nënkryetari të PD”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat sot në protestë, ndërsa opozita pretendon se është dhunuar nga Policia e Shtetit.