Pasi GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ky i fundit ka mbërritur në selinë e PD-së.
Para nisjes së konferencës, Berisha u prit në seli me entuziazëm nga deputetët dhe mbështetësit e opozitës.
Ai tha gjatë fjalës së tij para mbështetësve se piramida më e madhe e mashtrimit, sot mori goditjen më fatale.
“U krye dhe kjo punë, piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Rama dhe Soros dështuan në tentaivë të tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë asaj”, u shpreh Berisha.