Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Elbasani: Rama e nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime

2023/05/12 at 7:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Elbasani: Rama e nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Rama e nisi fushatën e tij me tritol dhe e mbylli me arrestime, referuar arrestimit mesnatën e mbrëmshme të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerit.

Ai thotë se Rama u angazhua në luftë të egër kundër opozitës dhe blerja e votave konvertohet në pushtetin e një njeriu, që sipas Berishës i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje.

Ish-kryeministri i bëri thirrje qytetarëve që 48 orët e fundit të shërbejnë si orë reflektimi ndërsa ftoi të votojnë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi.

“Këto dy ditë le të ftojmë bashkë çdo qytetare dhe qytetar të Elbasanit, çdo qytetar shqiptar. Le të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, të mendojmë se sa herë në dyqanet tona rëndohemi nga çmimet gjithnjë e në rritje. Të mendojmë për listat e gjata, që zgjaten e zgjaten e bëhen tërkurzë, sepse shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk kanë me se të paguajnë ushqimin e përditshëm. Të mendojmë se si i përcjellim fëmijët në shkollë dhe nuk i plotësojmë nevojat e tyre.

Të gjitha këto kanë ardhur sepse prej shumë vitesh, Elbasani dhe Shqipëria qeverisen nga i njëjti regjim dhe është kaluar nga mandati në mandat, nga shiu në breshër. Ndaj dhe ju ftoj të votoni ndryshimin me 14 maj dhe mos harroni, se të gjithë sa thashë më sipër, Edi Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët. I mbuloi me mashtrime si zakonisht.
Ai e nisi këtë fushatë, siç jeni dëshmitar me tritol, e mbylli me turp, me arrestime. Vazhdojnë me një seri mashtrimesh. A nuk premtoi ai rritjen e rrogave, rrogës mesatare në 900 euro. A nuk tallet ai në këtë mënyrë me qytetarët shqiptarë të cilët përballen me skamjen dhe varfërinë. Çfarë ndihme marrin shqiptarët sot nga kjo qeveri, kur vetëm 20% e tyre përfitojnë ndihmën ekonomike.

Le t’i shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur. Shumica e tyre janë larguar nga mospasja, papunësia, pamundësia, nga dhunimet e lirive dhe të drejtave të tyre. Ju vetë e keni të qartë se si dhjetëra e mijëra shqiptarë u arrestuan për faturat e dritave si në asnjë vend tjetër”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

4 Janar, 2026 9:34 pm
Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

4 Janar, 2026 8:30 pm
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

4 Janar, 2026 7:02 pm
Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?
Bota

Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?

4 Janar, 2026 6:39 pm
Auto-Skicë
Bota

Rubio: SHBA nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

4 Janar, 2026 6:04 pm
Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
Bota

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

4 Janar, 2026 3:57 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma

4 Janar, 2026 3:48 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

4 Janar, 2026 3:34 pm
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
Para
Fushata për zgjedhjet në Shqipëri, gratë kandidate 11% të protagonizmit në media

Fushata për zgjedhjet në Shqipëri, gratë kandidate 11% të protagonizmit në media

Rama mbyll fushatën në Durrës: Do të rikthehet se s’bën në portën kryesore të Adriatikut

Rama mbyll fushatën në Durrës: Do të rikthehet se s'bën në portën kryesore të Adriatikut

Papa Françesku paralajmëron: Kafshët shtëpiake nuk duhet të zëvendësojnë fëmijët në Itali

Papa Françesku paralajmëron: Kafshët shtëpiake nuk duhet të zëvendësojnë fëmijët në Itali

TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
4 Janar, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
4 Janar, 2026

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën....

Lexo më shumë

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
4 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet...

Lexo më shumë

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com