Dy inspektorë të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në selinë blu për t’i komunikuar ish-kryeministrit Sali Berisha masën e sigurisë, pra vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Dy efektivët e policisë kanë mbërritur në selinë blu pasi ish-kryeministri Sali Berisha përfundoi konferencën për shtyp.
Kujtojmë se Berisha akuzohet për veprën e “Korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim” nga SPAK.
GJKKO ka caktuar ndaj ish-kryeministrit masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”./Opinion.al