Teksa qëndron i ulur në shesh me protestuesit përballë Kryeministrisë, ish-kryeministri Berisha ka folur për mediat duke thënë se sapo na nisur revolucioni demokratik për rrëzimin e Ramës.
I pyetur për qëndrimin e Ministrisë së Brendshme që ka thënë se “ne i mbrojmë protestuesit, nuk i vrasim si në 21 Janar”, Berisha është shprehur:
“Protestuesit më 21 Janar i vrau Edi Rama sepse donte të fliste nga maja e ballkonit tim”.
Në përfundim të fjalimit të Bashës, protestusit e opozitës kanë nisur ngritjen e një çadre përballë Kryeministrisë dhe thonë se nuk do të largohen derisa të rrëzohet Rama.