Kreu i PD, Sali Berisha, teksa po fliste ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës ta lënë të flasë. Gjatë kohës që kryedemokrati po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për çështjen McGonigal, socilaistët po flisnin me njëri-tjetrin, po shkëmbenin batuta dhe po qeshnin.
“Mos më ndërprisni kur flas unë. Ku je ti Damian Gjiknuti se edhe ti McGonigal je. Apo foli ai tjetri Taulanti, se njësoj jeni ju. Më lini të flas”-tha Berisha.