Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha në Gjirokastër: Të nisim mosbindjen civile, nuk ka regjim që i reziston

2023/12/16 at 5:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha në Gjirokastër: Të nisim mosbindjen civile, nuk ka regjim që i reziston

Nga Gjirokastra, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në mosbindje civile kundër qeverisë “Rama”.

Berisha thotë se është alternativa e vetme për të rrëzuar qeverinë, të cilën e cilëson një sistem diktature që bashkunon me bandat.

Ish-kryeministri thekson aksioni i opozitës po zhvillohet për të mbrojtur votën dhe demokracinë në vend.

Pjesë nga fjala e Berishës

Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar.

PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik.

Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve.

Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona.

Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit.

Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre.

Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë.

Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Mblidhemi pra në një regjim, në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

A nuk u themeluam ne si parti e votës së lirë? Ne sollëm votën e lirë në Shqipëri, ne i përzumë me votën e lirë ata që erdhën me armë dhe rebelim komunist në vitin 1997. Ne dorëzuam pushtetin me votën e lirë dhe ne mbetemi dhe do jemi të betuar, të gatshëm për të paguar çdo çmim për votën e lirë të shqiptarëve.

PD, në njëfarë mënyre ra në apati, në raport me vlerën më themelore pas jetës të një shoqërie të lirë: vota e lirë.

Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë. Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën tuaj dhe ne kemi qenë shumë seriozë në këtë premtim.

Natyrisht mbase ka pasur keqkuptim, mbase është kuptuar se ne ditën e zgjedhjeve do rrëmbejmë armët për të mos lejuar grabitjen.

Jo, nuk ishte ajo kuptimi i zotimit tonë. Kuptimi i zotimit tonë ishte se ne do verifikojmë çdo vjedhje dhe se ne hajdutit nuk do ia falim kurrë votën.

Ky ishte kuptimi i atij zotimi. Ndaj dhe ne e kemi detyrim premtimin që u dhamë shqiptarëve që do mbrojmë votën tuaj.

Ndaj sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë.

Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Por ne nuk do e bëjmë atë.

Ne jemi parti e misioneve të mëdha. Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër, që dallon aq sa dallojnë dy pika ujë në raport me votën, me dajën e tij xhelat të inteligjencës së diktaturës, Spiro Koleka.

Dallon në këtë aspekt me të atin xhelat që firmoste varjen në litar të disidentit. Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë.

Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës. Detyrimin tonë për të garantuar votë të lirë për shqiptarët.

Ndaj dhe kjo është një kthesë. Nuk e kemi bërë, nuk e bëmë më 26 prill, kur ne nuk duhet të lejonim kurrë të hynte në kryeministri kryebanditin që shpërndau 230 milionë euro për të vjedhur votat dhe prishur rezultatin e zgjedhjeve.

Por ajo nuk shkon më, ato data nuk përsëriten më. Nuk jemi ata ne, ne jemi ata që kemi sjellë votën e lirë dhe do e garantojmë me çdo kusht.

Ju sugjerojmë

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
Bota

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

28 Qershor, 2025 6:23 pm
Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

28 Qershor, 2025 6:02 pm
Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

28 Qershor, 2025 5:49 pm
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Bota

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

28 Qershor, 2025 5:44 pm
Para
Rama takohet me Melonin dhe Sunak në Romë

Rama takohet me Melonin dhe Sunak në Romë

VIDEO/ Ylber Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Lecces kundër Frosinones

VIDEO/ Ylber Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Lecces kundër Frosinones

Berisha: Rama beson se me izolimin tim mund të bllokojë mosbindjen civile, por kjo vetëm do e fuqizojë më shumë lëvizjen

Berisha: Rama beson se me izolimin tim mund të bllokojë mosbindjen civile, por kjo vetëm do e fuqizojë më shumë lëvizjen

TE FUNDIT

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
28 Qershor, 2025

Pas përfundimit të takimit të liderëve të partive politike në Kosovë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ky i fundit...

Lexo më shumë

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
28 Qershor, 2025

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian...

Lexo më shumë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
28 Qershor, 2025

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën...

Lexo më shumë

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
28 Qershor, 2025

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com