Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

2023/04/08 at 7:20 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Bashkisë së Fierit, Evdar Kodheli.


Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë për vjedhje dhe për rritje të taksave. Kryedemorkati, u zotua para demokratëve fierakë se kur PD të rikthehet në qeveri do të punojë pë uljen e taksave, në mënyrë që të krijojë mundësi për zhvillimin e bizneseve në vend.

“Demokrate e demokratë të Fierit, qytetare e qytetarë, banorë të këtij rrethi, zonja e zotërinj. Një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për këtë takim entuziast, përcillni  sonte në të 4 anët e këtij qarku dhe mbarë Shqipërinë mesazhin e fuqishëm të fitores së 14 majit, mesazhin e ndryshimit, mesazhin e shpresës për mbarë shqiptarët. Është një nder i veçantë për mua, është një kënaqësi e madhe për mua të vij sot këtu dhe të paraqes kandidatin për kryetar Bashkie, Edvar Kodhelin, i cili, e vërteta është se nuk është kandidat i Sali Berishës, i kryesisë së PD-së, por i juaji, demokrate e demokratë të Fierit, i votës tuaj, vullnetit tuaj dhe unë e mbështes me të gjithë fuqinë time, me të gjitha mundësitë e mia. Edi, Eduarti, Sofia, Aureli, Erditi, dhe të gjithë kandidatët tanë nga jugu në veri, janë kandidatët të votës së lirë, kandidatë të vullnetit tuaj, kandidatë të një standardi më të avancuar që ekziston sot.  Këtu në Fier dhe kudo që kam shkuar, anëtarët e anëtaret e PD-së, me shumë të drejtë, kërkuan një vit e gjysëm më parë që të ishin ata që të përzgjidhnin, që të votonin kryetarin e partisë, kandidatin për kryetar bashkie, kandidatët për deputetë dhe një zotim i marrë solemnisht para jush, sot është realitet. Të gjithë këta janë nuse dhe dhëndurë të lirisë, janë njerëzit e besimit tuaj. Me këtë proces, ne kemi përmbysur një praktikë dhe kemi vendosur lirinë, dinjitetin tuaj në themel, të përfaqësimit. Sot këta kandidatë, detyrohen ndaj jush dhe unë kam bindjen se nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë, do të jenë shërbëtorë të përulur para jush të përkushtuar dhe do të jenë menaxherë të aftë dhe jam i sigurtë se do të ndryshojnë për mbarë qytetet ku ata do të zgjidhen. Unë ndoqa me shumë interes fjalën e Edvar Kodhelit, fjalë e cila shquhej nga dy tipare themelore. Së pari, vendosja e qytetarit në epiqendër dhe së dyti një realizëm i madh. Ju garantoj se Edvar Kodheli, kryetar i një bashkie dhe një moment që PD nuk është akoma në pushtet, por ka pushtet të fuqishëm të dhënë nga ju, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën tuaj, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore shërbimet ndaj qytetarëve, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore klimën ndaj biznesit, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore veprimtarinë e fermerëve tanë, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor. Dhe ky pushtet buron para së gjithash nga vendosmëria e tij për të përdorur me transparencë para jush, çdo qindarkë të taksave tuaja. Buron nga vendosmëria dhe detyrimi i tij për të zbatuar filozofinë e partisë konservatore demokratike, filozofi e cila ka në epiqendër familjen, respektin, mbështetjen e saj, ka në epiqendër dinjitetin e saj dhe respektin ndaj njeriut. Ka në epiqendër taksat e ulëta. Taksat e ulëta janë një kusht themelor i suksesit të biznesit. Taksat e ulëta janë një kusht themelor, i dy dhe trefishimit të bizneseve në qytete. Taksat e ulëta janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës. Por, po kështu kryetari i ardhshëm i bashkisë, në zbatim të programit të PD, do të ketë një interes madhor për fermerët në të 4 anët e këtij qarku”,-tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores
Politikë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

30 Shtator, 2025 12:28 pm
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Para
Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin

Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin

Kremlini akuzohet për manipulimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Ukrainë

Kremlini akuzohet për manipulimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Ukrainë

Putin: Kemi armët më të avancuara, rreziku për luftë bërthamore është në rritje

Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore
















TE FUNDIT

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
30 Shtator, 2025

Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në...

Lexo më shumë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

Deputetja merr foshnjën në Kuvend
30 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, ka marrë pjesë të martën në punimet e Komisionit të Burimeve Natyrore, bashkë me...

Lexo më shumë

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
30 Shtator, 2025

Sot Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me ankimimin që ka bërë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vendimin e...

Lexo më shumë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
30 Shtator, 2025

Të dielën Belgjika u trondit nga një ngjarje e paprecedentë, pasi trupi i një burri, që besohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com