Me ovacione dhe duartrokitje është shoqëruar fjala e ish-Kryetarit të PD-së Sali Berisha në ditëlindjen e 25-të të Partisë. Pasi ka kujtuar themeluesit e kësaj partie dhe vecanërisht emrin e Azem Hajdarit, Berisha është shprehur se tashmë kjo parti është 25 herë më e fortë. Ai ka theksuar largimin e qeverisë Rama , duke u shprehur: “Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike”.