Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmin që iu bë nga një qytetar, teksa nisi protesta e thirrur nga opozita.
Në fjalën që po mban në protestë, Berisha u shpreh se në vëndin tonë narkoeurot përdoren për çdo krim përfshi edhe sulmin ndaj tij ditën e sotme.
“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, theksoi kryedemokrati.