TIRANË- Berisha ndërsa replikoi me Ramën për deklaratën e tij për veriorët tha se gjatë qeverisjes së tij është bërë gjithçka për të zhdukur diskriminimin krahinor.
“Në rrethin e Sarandës ku ky Nastradini deklaronte se Llogara e poshtë nuk është bërë një investim, harronte se ishin bërë mbi 220 mln euro investime. 80 km rruga OrikumSarandë. 18 km SarandëButrint, rruga Qafë BotëSarandë, rruga e Finiqit, landifilli i Sarandës, etj.
Ishkryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpenzojnë për legalizimin pasi PD do t’i legalizojë me 1 euro. “Zero legalizime, nëse letrat pa vlerë i quani legalizime ju talleni me ta. Asnjë qindarkë mos shpenzoni për legalizimin e shtëpisë. Të gjitha do t’i legalizojë PD me 1 euro. Asnjë qindarkë, mosbindje të plotë civile ndaj mashtruesit. Mosbindje të plotë civile, asnjë qindarkë mos i jepni hajdutit. Të gjitha do t’i legalizojë PD me një euro. E bën këtë sepse iu mashtroi, iu tha se do të legalizojë falas ndërsa tani do t’i përcaktojë çmimet sa do. Të vazhdojmë protestën. Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri në bark. I ka hyrë Saliu në bark. Është i pashpresë, po vdes nga frika”, tha Berisha.