Pak orë para protestës kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale. Shqipëria po marshon drejt Tiranës, shkruan kryedemokrati në “Facebook”.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”-shkruan Berisha.
Opozita ka thirrur këtë të shtunë rreth orës 12:00 një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tashmë disa javë pasi kryefjalë e debatit politik është hetimi i ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal, edhe për lidhjet e tij me Shqipërinë.
Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.