Lidhur me sherrin e Ilir Bamllarit të piceri Era me Policinë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se Altin Bamllari i ka mbajtur me pica grevistët socialiste.
Statusi i Berishës
Këta janë picëshkalë!!
Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!
Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.
Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë! sb