Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet do të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe naftës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nafta nuk do të jetë as 1 qindrarkë më shtrenjtë se në Kosovë.
Sipas tij, do të ulet energjia elektrike, ku për bizneset do të jetë 6 lekë.
“Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihen para problemit të kenë apo jo makina? Të kenë sa më shumë makina dhe nafta nuk do të jetë as 1 qindrarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.
Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë.
Për biznesin do të jetë 6 lekë”, u shpreh Berisha.