Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha mbledh në takim të deleguarit në qarkun e Tiranës: Nga dekretet e Donald Trump përfiton edhe Shqipëria

2025/01/23 at 7:45 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mbledh në takim të deleguarit në qarkun e Tiranës: Nga dekretet e Donald Trump përfiton edhe Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në selin blu pasditen e sotme me të deleguarit në qarkun e Tiranës.

Në fjalën e tij, Berisha nuk la pa përmendur zhvillimet e fundit  në SHBA, pas inaugurimit të Donald Trump si president i Amerikës.

Berisha deklaroi se rikthimi i Donald Trump është një mrekulli jo vetëm për kombin amerikan, por për mbarë botën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë.

E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën.

Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat.

Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, çka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën.

Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes.

Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes me numerotimin e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëore.

Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë.

Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë.

Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër.

Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria.

Pra, për ne këto dekrete marrin një rëndësi shumë të madhe sepse nuk do mund të përdoren më kurrë as fuqia dhe as paratë e taksapaguesve amerikanë për të promovuar agjenda të përçudnuara si këto që ai i ndaloi në SHBA.

Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria.”

Ju sugjerojmë

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

16 Korrik, 2025 11:42 am
Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën
Aktualitet

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën

16 Korrik, 2025 11:42 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

16 Korrik, 2025 11:28 am
FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri
Bota

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri

16 Korrik, 2025 11:23 am
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Aktualitet

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet

16 Korrik, 2025 11:15 am
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
Aktualitet

Caktohet gjyqtarja që do marrë në “dorë” dosjen e ish-deputetit Çyrbja

16 Korrik, 2025 11:05 am
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Bota

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

16 Korrik, 2025 11:01 am
Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës
Kronikë

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës

16 Korrik, 2025 10:47 am
Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

16 Korrik, 2025 10:46 am
Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit
Bota

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

16 Korrik, 2025 10:37 am
Para
Presidenti Begaj pret trupin diplomatik: Integrimi evropian, e vetmja alternativë e Shqipërisë

Presidenti Begaj pret trupin diplomatik: Integrimi evropian, e vetmja alternativë e Shqipërisë

Dalin pamjet, të miturit dhunohen nga edukatorja në Tiranë

Dalin pamjet, të miturit dhunohen nga edukatorja në Tiranë

Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

TE FUNDIT

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
16 Korrik, 2025

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Fushë-Milot. Ngjarja ndodhi pasi i moshuari po digjte...

Lexo më shumë

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën
16 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën, ‘The Western Balkans Paradigm’, duke theksuar se përfaqësues të karteleve...

Lexo më shumë

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
16 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat tre janë ende aktive dhe një në...

Lexo më shumë

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri
16 Korrik, 2025

FBI ka publikuar të martën imazhe të reja të tre oficerëve të inteligjencës iraniane në listën e personave më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com