Kryetari i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la nën masën “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Ashtu si herën e shkuar, demokratët kanë nisur protestën e tyre në orën 09:30 përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Edhe në datën 6 Janar të këtij viti, Berisha u paraqit në SPAK nën brohorimat e mbështetësve. Kryetari demokrat repektoi vendimin e Apelit “detyrim paraqitje”, ku qendroi në SPAK jo më shumë se 7 minuta. Theksoi se ky vendim do t’i shtojë votat në zgjedhjet e 11 Majit.