Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-mazhorancës:PE dënoi aktin terrorist në Kosovë, ju s’keni ndërgjegje kombëtare

2023/10/05 at 1:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-mazhorancës:PE dënoi aktin terrorist në Kosovë, ju s’keni ndërgjegje kombëtare

Kryedemokrati Sali Berisha tha ne seancën e sotme plenare se kjo e enjte në Kuvend duhet t’i dedikohej ngjarjeve në Veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në foltore, kryedemokrati Berisha i është drejtuar mazhorancës me fjalët: Parlamenti Europian e dënoi aktin terrorist në Kosovë, kurse ju nuk keni ndërgjegje kombëtare.

Më tej Berisha tha se mazhoranca ka treguar fytyrën e saj, ndërsa theksoi se opozita do t’i qëndrojë gjërave që beson.

 “E filluat seancën me një albanofobi që do gdhendet në muret e historisë si një nga aktet më të turpshme të këtij parlamenti, të kontrolluar totalisht nga një argat i shpifur i Vladimir Vuçiçit, apo siç e cilësuan së fundmi, Pashiqi shqipfolës, Edi Rama. Nuk mundet, nëse do të kishit një nanogram ndërgjegje kombëtare, të ishit më pak se qindra e qindra deputetë të Parlamentit Europian, të cilët u mblodhën para dy ditësh dhe dënuan në tempullin e demokracisë evropiane me forcën më të madhe, aktin terrorist, agresionin direkt të Vuçiçit, qeverisë së tij ndaj Republikës së Kosovës. Nuk mundet që ne ta kapërdijmë këtë qëndrim tuajin sot, në një kohë kur në aurën e Parlamentit Europian, deputetët e nderuar nga rajoni dhe jo vetëm, kërkuan vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Kërkuan sanksionimin e Vuçiçit. Dënuan futjen e armëve, kurse ju vini këtu me kurthe skenar, merrni pengje dhe i nxirrni këtu të shpërfytyruar. Këto janë histori turpi. Këto ju turpërojnë më shumë ju! Del ministri i Mbrojtjes, nuk tha Kosova, por tha veriu i Kosovës. E di çfarë flet ky apo jo? Sovraniteti dhe integriteti territorial është një në gjithë territorin. E çfarë dallimi paska Kosova me veriun e Kosovës atëherë? Na thoni pak ju? Si ka mundësi që argati i Vuçiçit në krye tuaj, lëshon komunikatën e parë pa shprehur ngushëllime për shqiptarin që derdhi gjakun në mbrojtje të asaj që ky thotë se është toka e askujt.

E vetmja mundësi është se ishte i marre vesh me Vuçiçin tre ditë më parë në OKB. E vetmja mundësi ishte se ai ishte i njohur me skenarin dhe kishte në tavolinë të gatshme deklaratën, ku të kërkonte sapo të kërciste, thirrjen e konferencës së jashtëzakonshme. Por ato ua dogji në dorë projektin Policia e Kosovës, me guximin, trimërinë dhe profesionalizmin e lartë të saj. Dhe i tregoi Edi Ramës, se ajo është toka e zotërve të Kosovës. I tregoi Edi Ramës se cilatdo qofshin falangat terroriste të Vuçiçit, sado të armatosura të jenë ato, nuk do mund të dominojnë në një metër katror të asaj toke. Cilido flet prej muajsh në mos vitesh për Donbasin? Cili flet për projektin e Putinit në rajon? Askush tjetër përveç Edi Ramës.

Mirëpo është jo naive, por idioteske. Donbasi u krijua nga Putini në kufi me Ukrainën, kurse Kosova në veri, në jug, në lindje, në perëndim, është territor në kuptimin e sigurisë i NATO-s dhe vetëm i NATO-s. Le ta provojë Putini i vogël se si merr përgjigjen e dytë shkatërrimtare për vendin e tij. Se si përballen brenda orësh me një përgjigje të atillë nga NATO, sa nuk mund ta imagjinojë më kurrë. Kujt ia thotë ky Donbas, Donbas, Donbas? Çfarë është ky? Çfarë shqiptari është ky?  Kush ka folur për republikë KFOR-i gjer më sot përveç atij? Kush tha se Kosova mund të zhduket përveç atij? Dhe ju detyron ju që në vend që sot të debatojmë për agresionin, për aktin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës, nxirrni pengun këtu… Fytyrën tuaj tregoni ju me pengun. Çfarë kujtoni, se na dëmtoni ne? Ne këtu jemi dhe do qëndrojmë në ato gjëra që besojmë”-u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti/Gjyshi: Duam drejtësi! Mjekët e dinin që s’do jetonte, e mbajtën 3 ditë për…

Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti/Gjyshi: Duam drejtësi! Mjekët e dinin që s’do jetonte, e mbajtën 3 ditë për…

Rama nga Spanja: Situata në Veriun e Kosovës e rrezikshme, të ndërmerren disa hapa para se të jetë vonë

Rama nga Spanja: Situata në Veriun e Kosovës e rrezikshme, të ndërmerren disa hapa para se të jetë vonë

Berisha: Politikanët që kanë përdorur “EncroChat” apo “Sky” të jenë objekt i dekriminalizimit

Berisha: Politikanët që kanë përdorur “EncroChat” apo “Sky” të jenë objekt i dekriminalizimit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com