Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish sot për të 15 natë me radhë para shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke protestuar për masën që e la atë në arrest shtëpie. Në fjalën e tij nga dritarja, ai u tha atyre se me qëndresën tuaj dhe guximin që po tregojnë çdo ditë Shqipëria do të qëndrojë në këmbë dhe do të shpëtojë nga diktatura.
“Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar”, tha Berisha në fjalën e tij.
Ai shprehu mirënjohje edhe për deputetët e opozitës, të cilët sipas tij, po zhvillojnë betejën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë parlamenti.