Kreu i PD, Sali Berisha komenton mesazhin e Ambasadës Amerikane, e dhënë dy ditë më parë nga e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn.
Para gazetarëve ai u shpreh se s’ka kohe për të harxhuar me të shkuarën. Ndërsa shtoi se deklarata dukej sikur ishte shkruar nga ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“S’jam këtu për të diskutuar të shkuarën 5 nëntori u dha përgjigje, s’kam kohë për të harxhuar kohë për të shkuarën, për administratën që ikën s’mbetet kohë për të thënë para jush, s rri të komentoj tani të themi ato çfarë t’i thuash, atë sikur e kishte shkruar Kimi, ishte ndryshuar pak, por s’ka gjë”, tha Berisha në oborrin e Kuvendit për mediat.