Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar ditën e sotme deputetin socialist, Koço Kokëdhima se ka emëruar në krye të Tatimeve dhe Krimeve të Sarandës dy persona të dënuar më parë.
Berisha i referohet një mesazhi nga një “qytetar dixhital”, i cili thotë se Alket Qendro, kreu i Tatimeve në Sarandë dhe Artan Arapi, kreu i Krimeve po atje, janë persona të dënuar. Qendro, sipas Berishës është dënuar për vjedhje, ndërsa Arapi është përjashtuar nga Policia më parë për favorizim të trafikut të hashashit.
Qytetari dixhital denoncon: – emerimet nga qeveria, per te cilen krimi eshte merite – Sivlla Kokedhima emeron drejtor tatimesh ne Sarande, Alket Qendron te denuar nga gjykata vite me pare si hajdut ordiner, gjithashtu ai ka emeruar edhe:
– Shefin e krimeve te Sarandes, Artan Arapin, i cili ka qene i perjashtuar nga policia e shtetit per favorizim trafikimi te lendeve narkotike. Ketu me poshte keni mesazhin e tij te plote. sb “Pershendetje Doktor,uroj te jeni mire! Po ju dergoj kete sms, per te demaskuar drejtorin e tatimeve ne Sarande Alket Qendro, te emeruar prej koços,i cili ka qene i denuar nga gjykata e sarandes si hajdut ordiner disa vite me pare. Gjithashtu dhe shefin e krimeve te sarandes,Artan Arapin,i cili ka qene i perjashtuar nga policia e shtetit per shkelje te renda ne detyre (favorizim trafikimi te lendeve narkotike)dhe qe per cudi rilindi perseri ne Sarande..!! Faleminderit Doktor,Zoti ju dhente shendet..