Pas vrasjes së gjyqtares Fildese Hafizi nga ish-bashkëshorti, janë shumë gra të tjera sot që i kërkojnë ndihmë shtetit shqiptar, nga frika se mund të kenë të njëjtin fat me gjyqtaren.
Por pavarësisht apelit të vazhdueshëm që gratë dhe nënat shqiptare i bëjnë shtetit për ndihmë, nga fika se mos bashkëshortët e tyre i vrasin, shteti jonë nuk lëviz as gishtin më të vogël, ashtu siç bëri dhe në rastin e gjyqtares Hafizi e cila pati një fund tragjik.
Në tjetër grua këtë herë bën apel për ndihmë qeverisë shqiptare dhe pas shumë përgjigjeve negative ajo ka vendosur ti drejtohet me një letër ish-kryeministrit Berisha.