Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha “këshillon” Veliajn: Në qoftë se do të shpëtosh, shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin “Skënderbej”

2024/05/01 at 8:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha “këshillon” Veliajn: Në qoftë se do të shpëtosh, shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin “Skënderbej”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Para mbështetësve që mblidhen çdo pasdite para banesës së tij, Berisha tha se Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorëve.

Teksa rendiste akuzat e tij ndaj Veliajt, ish-kryeministri pati edhe një “këshillë” për kryebashkiakun.

“Erion Veliaj, në qoftë se do të shpëtosh, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej. Dhe do gdhendin me germa të zeza emrin tënd në shtyllën e turpit të historisë”,-tha Berisha.

Opozita do të përotestojë për të gjashtën herë ditën e martë në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar largimin nga detyra të Erion Veliajt.

Pjesë nga fjala e Berishës

Erion Veliaj, kërkon të lash duart me djegësat. Por nuk je ti mo hajdut që i ke dërguar Shkëlqim Canit dhe më pas Arben Ahmetajt 5 shkresa, ku i kërkoje financimin e djegësit të Tiranës. A je ti apo është një tjetër ky? Po ke ti fytyrë, moral të lash duart pse të amnistojnë Dumanë dhe Zamanë, llumra të drejtësisë në Shqipëri dhe botë? Po ke ti fytyrë, moral të përpiqesh të lash duart se të amniston Dumani yt, në një kohë kur ke vendosur firmën në emër të Këshillit Bashkiak pa e mbledhur atë? Ke firmosur në emër të Këshillit të Qarkut, pa e mbledhur atë. I ke dhënë 8 pikë me përfaqësuesit e tu, kompanisë që nuk ekzistonte mbi tokë. A nuk je ti, i zotuar me firmë dhe vulë se do mbikëqyrësh çdo punim, se do raportosh çdo muaj për situacionet e djegësit 130 milionë, që nuk ekziston as nam dhe as nishan, vetëm e vetëm se ti i çojë paratë në kontot e tua offshore o hajdut. O hajdut që kërkon atë që do të marrësh. A nuk je ti o hajdut që duke vjedhur qytetarët e Tiranës, ke 5 vite që zbaton tarifën 29 euro, që është tarifa e djegies së plehrave, në një kohë që nuk ke djegur një kg? A nuk je ti o hajdut i shpërfytyruar që ke marrë në dorë ndërmarrjen e dherave dhe inerteve, duke garantuar kështu 60 milionë euro të tjera për kompaninë tënde? Këto t’i fshehin Dumanë dhe Zamanë, por i garantoj se në pleh do përfundojnë edhe ata. Plehu, vendin e ka në pleh. A nuk je ti mor rrenacak i pakarakter që u deklaron qytetarëve të Tiranës se ke mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur tarifën e 1 milion fidanëve? A nuk je ti që ndërton shkolla me 8-fishin e standardit evropian dhe mësuesit numërojnë kafshatën dhe mezi mbyllin muajin? Thirri mor mendjes se nuk ka forcë në botë që të shpëton ty. Erion Veliaj, në qoftë se do të shpëtosh, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej. Dhe do gdhendin me germa të zeza emrin tënd në shtyllën e turpit të historisë.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për ‘agjentët e huaj’

Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për 'agjentët e huaj'

Propozimi në Francë: Të ndalohen mediat sociale për fëmijët

Propozimi në Francë: Të ndalohen mediat sociale për fëmijët

Tirana çel “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë

Tirana çel "Javët Kulturore Ndërkombëtare", Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com