Kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për shfuqizim të masës së sigurisë, do të shqyrtohet më datën 4 Mars ora 11:00 në GJKKO.
Seanca e ditës së djeshem dështoi për shkak se gjyqtaria Irena Gjoka ishte në një gjykim tjetër që zgjati përtej përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë.
Berisha kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai ndodhet në këtë masë që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.