Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Ja kush janë njerëzit e Edi Ramës që kultivojnë drogë

2016/06/22 at 8:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha: Ja kush janë njerëzit e Edi Ramës që kultivojnë drogë

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë dhënë gazetares Merita Haklaj për ABC News, ka folur për situatë skandaloze të kultivimit të lëndës narkotike në të gjithë territorin shqiptar ndërsa akuzon direkt pasardhësin e tij Edi Rama se e gjithë kjo është produk politik i tij. Berisha ka folur edhe Reformën në Drejtësi duke akuzuar Edi Ramën se ai njeriu që e bllokon procesin pasi synon një produkt final që do ti mundësonte atij të kishte nën kontroll drejtësinë.


Intervista e plotë

PYETJE: Zoti Berisha ju në mënyrë intensive vitet e fundit keni denoncuar sipërfaqe të tëra të mbjella me kanabis në mbarë vendin duke akuzuar direkt për këtë ministrin e brendshëm por dhe funksionarë qëndror e lokal apo grupe të ndryshme sipas jush të lidhura me qeverinë që kultivojnë dhe trafikojnë kanabisin. A mund të na thoni diçka më konkrete se pse gjithë ky shqetësim dhe gjithë ky aktivizim për këtë çështje?

BERISHA: Sepse në bindjen time më të thellë kanabisi është sot kërcënimi më madhor për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria po shndërrohet në Republikën e Kanabisit, shqiptarët në Shqipëri po shndërrohen në kombin kanabist. Unë kam bindjen më të thellë se kjo është rruga e kriminalizimit të gjerë, masiv të shoqërisë tonë. Por kjo është dhe rruga në mënyrë të pashmangshme, për ata që njohin dhe që kanë abc-në e historisë së këtij vendi, kjo është rruga e shkatërrimit të qënies kombëtare. është rruga e shkatërrimit sepse kjo mbjellje masive, dora dorës dhe pa vonesë do të çojë në përdorimin masiv të kësaj droge, e cila do të thotë rrënim i qënies individuale dhe kombëtare.

Cfarë ndodhi këtë vit në Shqipëri?

Këtë vit në Shqipëri, nën patronazhin direkt të Policisë së Shtetit, me miratimin e plotë të ministrit të brendshëm dhe të mbi ministrit, të Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri janë mbjellë këtë vit parcela kanabisi më shumë se 25 vite të marra së bashku. Përmasat e kësaj mbjelljeje janë për njëriun e zakonshëm të paimagjinueshme. Nga Pogoni i Gjirokastrës deri në Alpet dhe Bjeshkët e Tropojës, në vende ku s’ta pret mëndja se mund të shkohet për të mbjellë, dhe që të gjitha pa përjashtim janë nën kujdesin e plotë të shefave të policisë, të drejtorëve të policisë, dhe kjo është një fatkeqësi.

Para katër ditësh botova një foto në breg të Vjosës, është e vërtetë që ajo ishte afër Kalivaçit, pas publikimit të saj shkatërruan vetëm 1/3 e bimëve.  Të njëjtën gjë bënë në Berat që i kishte drejtori i policisë, shkatërruan 2000 dhe lanë 9000 rrënjë të tjera pa prekur.

Thirrja ime është:

Së pari, autoritetet italiane, vend i cili është vendi i parë që e merr këtë sasi të madhe droge për të shkuar drejt perëndimit, të cilat bëjnë një filmim në përputhje me një marrëveshje që kanë me Republikën e Shqipërisë të territorit për kanabisin, të bëjnë filmimin më të plotë të çdo pjese të vendit dhe jo vetëm aty ku i çon Saje qorri sepse kjo do të thotë që ai fsheh plantacionet e tij dhe të klaneve të qeverisë.

Së dyti, i bëj thirrje qeverisë amerikane, e cila shpenzon çdo vit, në interesin më të mirë të amerikanëve por dhe kombeve të tjera, miliarda dollarë në luftën kundër drogës dhe trafikimit të saj, me urgjencë të madhe të angazhohet  në identifikimin me foto, filmimet që do bëhen por dhe duke përdorur mundësi të tjera satelitore që kanë, për të shpëtuar këtrë vend mik nga kthetrat e kanabisit.

Së treti, i bëj thirrje Bashkimit Europian të marrë në konsideratë me seriozitetin më të madh gjendjen katastrofale të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri. I kërkoj Interpolit, Europolit të aktivizojë të gjithë mekanizmat, që një bashkëpunim i frutshëm ndërkombëtar të ndëshkojë në radhë të parë politikën kanabiste të Edi Ramës, të ndëshkojë politikën zyrtare dhe implikimin masiv të zyrtarëve shqiptarë në mbjelljen e kanabisit dhe të ndihmojë në parandalimin e kësaj situate.

Dua t’u them shqiptarëve por edhe miqve tanë, se droga dhe krimi aq sa janë kombëtare aq janë dhe ndërkombëtare ndaj dhe bashkëpunimi në luftën kundër kanabisit, kur kë të bësh me një qeveri kanabiste, është jetik dhe vendimtar. Kjo është thirrja ime dhe besoj dhe shpresoj se interesi më i mirë i komunitetit ndërkombëtar është të përqëndrohet fuqimisht në situatën katastrofale kanabiste që ekziston në Shqipëri.

PYETJE: Informacionet tuaja janë nga qytetari dixhital apo janë edhe të dhëna zyrtare?

BERISHA: Të dhëna zyrtare siç e shihni ju nuk jepen më. Ne vjet bëmë hartën e shtrirjes së mbjelljes së kanabisit dhe faktuam se Lazarat u bë gjithë Shqipëria. Tani për ti shpëtuar kësaj policia nuk flet më se si e kemi situaten por raporton vetëm se shkatërruam 200 bimë këtu e 2000 bimë aty sa për sy e faqe në një kohë kur vetëm në brigjet e liqenit të Vaut të Dejës janë të mbjella mbi 100 mijë rrënjë kanabis nga klani i drogës i Bardhok Pllanajt. Në të katër anët e vendit Shqipëria do të ketë këtë vit më gjigand e më të paimagjinueshëm të kësaj bime helmuese me të cilën do të shndërrohet në një eksportues helmi në Europë dhe në botë, duke kërcënuar rëndë reputacionin dhe sigurinë e saj.

PYETJE: Zoti Berisha meqë jemi në këtë intervistë është në interes të dimë nëse ka diçka të fundit edhe për reformën në drejtësi, pra ndonjë zhvillim përtej anës proceduriale?

BERISHA: E reja e fundit për reformën është se Edi Rama hoqi maskën. Pas një takimi me dy ambasadorët, përfaqësuesen e BE-së dhe ambasadorin e SHBA-së, për të mashtruar shqiptarët sikur ato që po thoshte ishin në ujdi me ta, doli dhe deklaroi sa vijon:

Së pari i përcaktoi kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Kjo tha është vija e kuqe. Një kryeministër që i përcakton kryetarit të opozitës vijën e kuqe për një çështje që negociohet, dëshmon qartë mungesën totale të vullnetit për të zgjidhur problemin. Së dyti, Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD. Nuk ka shqiptar që nuk di qëndrimet haptazi armiqësore të Bamir Topit ndaj partisë që e bëri president, sepse e bleu me kokë dhe xhep Edi Rama.

Cdo shiptar sot e di mirë se ishte Ina Rama. Ka vëtëm tre gjykatës në Gj. Kushtetuese të emëruar nga Nishani, njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa bis në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Por ne, deri sa e solli presidenti e votuam dhe nuk komentojmë vendimet e tij pavarësisht se si voton. Kurse në Gj. e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë btë PD dhe ndaj e do vetingun për ti bërë të PS-së.

Ai kështu e hoqi maskën. Dhe ai u tha shqiptarëve se këta i kanë të gjithë ndaj dua ti marr unë tani dhe vetingun nuk ja u lëshoj. Në këtë mënyrë ai tregoi shumë qartë se çfarë koncepti ka për reformën. Por ai është pengesa kryesore për reformën dhe ta dinë mirë shqiptarët që edhe atë që bën e bën fallco sepse e di që reforma do merret me Surrelin, me pallatin në pajë etj. Ai ka frikë nga reforma si djalli nga temjani!



Ju sugjerojmë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

17 Tetor, 2025 11:06 am
Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
Bota

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

17 Tetor, 2025 11:05 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

17 Tetor, 2025 10:04 am
BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Para
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Hungari-Portugali

Klasifikimi grupi F/ Kalojnë Hungaria e Islanda, Portugalia III

Foto/ Të tretat më të mira, ja kush ia zuri vendin Shqipërisë

Foto/ Të tretat më të mira, ja kush ia zuri vendin Shqipërisë

Zbulohet plani, ja si do të pritet kombëtarja në Shqipëri

Zbulohet plani, ja si do të pritet kombëtarja në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
17 Tetor, 2025

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në...

Lexo më shumë

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
17 Tetor, 2025

Një injeksion për të parandaluar HIV-in do t'u ofrohet pacientëve në shërbimin shëndetësor shtetëror në Angli dhe Uells për herë...

Lexo më shumë

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
17 Tetor, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
17 Tetor, 2025

Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur që përgjatë kësaj të premteje të pezullojë lundrimin detar për mjetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com