Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit, mbi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen Balili, ku mungoi Kryeministri Rama. Në një status në facebook, Berisha shkruan se nga frika e fakteve Rama dezertoi në Prishtinë.
Deklarata e plotë e Berishës
I tmerruar nga Eskobari Rama, Ediskobari dezerton!
Te dashur miq, i tmerruar nga informacionet qe implikojne direkt Ramen per lidhjet e tij me Eskobarin, ai nuk mori sot pjese por dezertoi nga mbledhja e Keshillit te Sigurimit Kombetar per kete çeshtje.
Pas refuzimit me te drejte, nga presidenti Nishani, te Peleshit si zevendesues i Rames, pasi nuk eshte Peleshi por Rama qe i ka dale emri me Eskobarin, Rama dezertoi dhe vendosi te strehohet perkohesisht ne Prishtine!