Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Grupi kriminel u përpoq të blejë heshtjen time!

2024/11/27 at 3:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha: Grupi kriminel u përpoq të blejë heshtjen time!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu pas përshëndetjes për mbështetësit.


Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se janë përpjekur që të blejnë heshtjen e tij.

Sipas tij më kriminel ndër të gjithë është Kryeministri Rama, të cilin e ka akuzuar për lidhje me bandat.

Berisha: Në mënyrë të përsëritur para jush, në mënyrë të veçantë, para jush apo në studio televizive kam deklaruar një gjë dhe ua them prap; kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, nuk paragjykoj një njeri që unë nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës tim. Në këtë kontekst unë falënderova dhe gjykatësen për vendimin që ka marrë. Ka zbatuar ligjin, kushtetutën dhe nuk kam asnjë hezitim.

Por të falënderoj unë apo ndryshoj mendim unë, për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë se bëj kurrë, kurrë. As pajtohem as nuk hesht. Të ndryshoj mendim unë për një grup kriminel që tentoi të blejë heshtjen time. A mund të imagjinoni ju. Unë mund të përdor çdo cilësor për ta, por unë nuk i përdor për të mos prishur gojën time dhe mjedisin ku jemi këtu. A mund të ndryshoj unë mendim? Po marr dosjen e fundit, dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate, njërin e kam denoncuar unë më shumë se kushdo tjetër, por dy gazetar, kurse Qynon nuk kam dëgjuar kurrë lidhje të tij me krimin. Tani, doni të ju them unë ju, se ajo gjykatësja Fetah, si ajo mor zotëri janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Çfarë mund të thoni ju, që unë të ndryshoj mendim për ta. Jo mor kurrë, ata janë kriminelë, njëlloj si Fetah.

Një gjë do u them, si një ish-kryeministër dhe si një njeri që jam marrë shumë me luftën kundër krimit, duke e vlerësuar atë si një faktor tmerrësisht të rëndë për të drejtat e njeriut, ligin për të gjitha, arrij në përfundimin; se më kriminel se Suel Çela, se Bahri Bajri, se Troplini janë mburoja e tyre politike, është Taulant Balla. A e dini ju se sa kilometra biseda ka Taulant Balla që ja fsheh Altin mercenari me bandën. A e dini ju që vërtetë ai e ka kërcënuar Saimirin dhe të marrë atë qe meriton, por Taulant Balla ka porositë vrasje, është i akuzuar për porosi vrasjesh.

Pse e them unë këtë. Një keqbërës, sigurisht që nuk mund të mohohet që ka një shëmbëlltyrë psikologjike që e shtyn drejt saj, por shumëfishohet ajo psikologji kur ai ka një mburojë politike. Kur ai ka një mburojë politike bëhet më i forti i lagjes, më i forti i qytetit. Ai vran e kthjell, ai merr gjykatësit, prokurorët, shefat e policisë, merr të gjithë. Ndaj unë ju them ju, se në analizën që i bëj krimit, mua më rezulton se më kriminel se kushdo tjetër, është Edi Rama, që i pret në zyrë, që i përfill e për të mos thënë shumë gjëra të tjera.

Ju duhet ta dini një gjë. Që në këto që përbëjnë për ju, e për të gjithë, këto bisedat, Edi Rama është personi numër 1 në to, njeriu më i lakuar, më i cituar. Çfarë mund të them unë për këtë drejtësi, më thuaj pak.  Ata që kanë punuar në kohën e Sali Berishës, juriste, gjykatës, prokurorë ata e dinë shumë mirë, se cili ka qenë qëndrimi i tij ndaj korrupsionit dhe krimit, dhe cila ka qenë mbështetja e jashtëzakonshme që u është dhënë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.

A mund të pranoj unë, të ndryshoj mendim për një Gjykatë Kushtetuese, që unë për një definicion dua ta respektoj më shumë se çdo institucion tjetër. Sepse ajo në fakt me gjithëse nuk e ka me të shkrojtur, ajo është garanti i kushtetutës. Kur kjo merr dhe shkelmon me verbëri të tmerrshme mbi veten e vet, nuk njeh, i mohon 1/5 se deputetëve të drejtën e pakushtëzuar që është një rëndësi jetike për rendin kushtetues, për tu ankuar ku, në Gjykatën Kushtetuese. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo. Ata që ua servirin këtë drejtësi shqiptarëve për drejtësi, ata mashtrojnë minimumi, për të mos thënë më shumë. Ata krijuan në Shqipëri një drejtësi të cilën mund të çojë shqiptarët në konflikt civil, ua them unë ju.

Po si mundet një Gjykatë Kushtetuese, se unë më shumë se çdo libër, Kushtetutën kam lexuar, ajo një siguresë të madhe ka, ka pikërisht këtë nen, ky është neni i sigurisë më të madhe, se një shumicë, një mazhorancë, një kryeminsitër mund ti bëjë gjëmën shoqërisë, vendit, por ka një nen aty, 28 deputetë ka të drejtë të kundërshtojnë çdo vendim. E ka presidenti, por për detyrat e tij. E ka Avokati i Popullit, por për detyrat e tij. Këta për çdo gjë. Ligjëvënësi ua ka dhënë këtyre për çdo gjë.

Nëse këta kapitullojnë, këta bëhen pjesë e akteve dhe kjo gjykatë shkelmon mbi veten e vet, Kushtetutën. Si mund të kesh respekt ti për këtë. A mund të respektohet një gjykatë e tillë, një institucion.  Akuzohet se i kam dhënë dhëndërrit tokën që ka qenë e shpronësuar. Dekretet e nën Mbretit, Jakomonit, thonë se toka nuk ka qenë e shpronësuar, dhe megjithë këtë prisni, kanë marrë 12 mijë faqe, kanë paguar paratë e taksapaguesve tanë, 12 mijë faqe në Itali dhe në arkiva për të gjetur mos është ndryshe. A mund të ndodhë dhe për të mbrojtur Taulant Ballën se, nuk ka bërë kallëzim të rremë.

A mund të respektohet një gjykatë, një prokurori, ju ka thënë ju, e cila ka thënë se ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndërrin dhe tani në gjykatë Kushtetuese thotë jo, nuk ka miratuar ligje nominale, asnjë të vetëm, ndërkohë që Edi Rama ka me dhjetëra, si mund të respektohet kjo, më thuaj mua, si mund të pranohet.  Përkundrazi ky është fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Mund të rreshtoj  këtu sa të dush gjëra të tjera. Ai ka marrë tokën e vet, 410 metra katror, është pronar me qindra hektarë bashkë me të tjerë, qindra e më shumë dhe ka arritur të marrë kaq dhe ai rri në arrest, arrestohet brutalisht për urrejtjen e Edi Ramës. Cila drejtësi është kjo, këta janë mercenarë të kapur peng në krime. Edhe njëherë, vetëm në krime. Se një njeri që ka shitur veten tek krimi, mund të sillet në këtë mënyrë. Vetëm ai askush tjetër.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e tij/ Berisha: Të bëjnë ç’të duan!

Berisha i drejtohet kryeministrit Rama pas lirimit: Të vijë në debat televiziv po ia mbajti

Spiropali pret delegacionin e Komisionit për Politikat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë: Shqipëria në 2030 në BE!

Spiropali pret delegacionin e Komisionit për Politikat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë: Shqipëria në 2030 në BE!

Drejt përfundimit Unaza e Madhe, Balluku: Gati brenda pak ditëve loti 7

Drejt përfundimit Unaza e Madhe, Balluku: Gati brenda pak ditëve loti 7
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com